Denis (Shkëlzen) Nikqi

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Denis (Shkëlzen) Nikqi

Më: 17 qershor 2015 Në ora: 10:59

(24.1.1995 - 17.2.2015)

Na kanë thënë që deka është proces i jetës dhe që s’duhet mu mërzitë. E qysh me i ndëgju kur me duart tona të kemi rritë, po lehtë ju duket pa e provu, e pa e ditë.
E kotë është o Zot të mundohemi ta harrojmë kur djalin më të dashur e kemi lënë të shkojë.
Erdhëm me Dritonin nga Gjermania e shkretë me shpresë që Denin tu na pritë kemi me e gjetë.
E loti ra në hapin e parë të shtëpisë se i kishë ra tersi, e krejt ish boshatisë,
gëzimi e kujdesi i Denisit i mungonte, se çdo gjë verë me gjyshëritë i kalonte,
e tash kjo verë, verë e nxime për Ne është. Në vend që të jesh gjallë t’kemi nën dhe.
Për Ne toka është përmbysë, e qielli na është nxi me vdekjen tënde të papritur.
Çdo verë e banim dert bashkë qysh me punu, e shtëpinë me e rregullu.
Shtëpinë të cilës Ti ia jepje hijeshinë, e tash ajo duket e shkretë.
Duhet me zor me jetu, të gjallë me trup e pa ndjenja me vazhdu, se dhembja jote ish ma e madhe se kjo botë,
se gjithçka pas teje na ka lënë të kotë.
3 muaj po bëhen, muaj të pikëlluar, me lotë në sy shkojmë e vijmë pa Ty o i paharruar,
e para syve tu e paq ledinë e qetësinë, së këtu lumturisë i është vënë një kufi,
një kufi i jetës, që kurrë s’ka me u kthy.
Se e kotë është jeta s’ka më vlerë pa Ty!!!

Të përkujtojnë me mall të pashuar: gjyshërit RASHITI e GJYLA, prindërit SHKELZENI e KOSOVARJA, vëllezërit DRITONI e DORJANI, axha ILIRI me bashkëshorten AJETEN dhe fëmijët LIRIDONI e LAURA si dhe mbarë farefisi nga Rugova dhe nga Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat