Nexhat (Haxhi) Istrefaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Nexhat (Haxhi) Istrefaj

Më: 13 qershor 2015 Në ora: 10:14

(12.2.1969 - 14.6.2007)

Vera po na sjellë mërzi, vaj dhe dhembje që kemi për Ty i dashur.

Dhembja nuk është vetëm me lot e me fjalë, ajo është thellë në zemrat tona që nuk harrohen kurrë. Sado që vitet ikin kujtimet për Ty janë të freskëta, afërsia dhe ngrohtësia jote gjithnjë e më tepër na mungojnë. Ende nuk po mund të pajtohemi me mungesën tënde, me dashurinë dhe respektin që ke pasur për të gjithë o ylli i pashuar. Sa vështirë është kur po vjen kjo datë, vit pas viti dhembja po na rritet edhe më shumë. Muaji qershor është muaji i dhembjes në shtëpinë tonë. Shumë po na mungon, e veçmas fëmijëve që po të rriten pa ngrohtësinë tënde.

Me mall të kujtojnë: nëna Xhyka, bashkëshortja Zoja, fëmijët Hidajeti, Violeta, Luljeta, Saranda, Haxhia, Shqipërimi, Leutrimi, vëllau Xhaviti me bashkëshorten Serbezën dhe fëmijët, motrat Hatmoni, Gjejrani, Hyra dhe Ruka nga Kërstovci i Pejës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat