Mark Bardhec Shala

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Mark Bardhec Shala

Më: 31 maj 2015 Në ora: 11:44

Sot me 31. 5. 2015 u ban 1 Vjet Djali Jon Mark Bardhec Shala se ti ki shkuar në jetën e pasosur.

Nuk ka fjalë, as shprehje që e tregojnë dhembjen e madhe që kemi për Ty Mark, çka do që të shkruhet është e kotë sepse dhembja neve na është ngulitur në shpirt.

Ditët po kalojnë, por mungesën tënde e ndjejmë çdo ditë e më shumë. O djalë i dashur nuk mund të themi se ke vdekur, sepse njerëzit e shenjtë nuk vdesin kurrë siç ishe Ti. Ne vazhdojmë të jetojmë me fjalët e Tua të ëmbla, me dashurinë tënde që Ti na dhurove. Ike nga kjo botë ashtu si ishe ti; i qetë, i dashur, i mençur, i zemërbardhë. Ky vit shkoj shumë shpejt. Shumë lot kem derdhur përmbi varrin tënd.. Shumë lot kemi derdhur në Fotografitë e tua..
Aq shumë jem kënaqur kur ti linde, e ki lindur si një engjëll, e kjo është ditë se engjëjt Zoti i merr shpejt kah vetja apet. Shumë po na mungon djali jonë i dashur. Gjithmonë do të mbetet një vend i thatë në jetën e në Zemrën e prindërve.

Me mall të përkujtojnë Baba Bardheci edhe Nana Maria. Pushofsh në paqe djali jonë Mark.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat