Mark Bardhec Shala

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Mark Bardhec Shala

Më: 31 maj 2015 Në ora: 11:42

Sot me 31.5.2015 ti vëllau jonë Mark Bardhec Shala i ban 1 Vjet se ki ndërruar jetë e ke shkuar tek Zoti.

Një vit me lot
Një vit me mall
Një vit se në çdo çast ke munguar ti
Një vit pa buzëqeshjen tënde
Një vit pa shikimin tënd
Një vit pa përkrahjen tënde
Një vit pa zanin tënd.

I dashur vlla... sot me 31.5.2015 u ban 1 vjet se ki ndërruar jetë. Na la vetëm me lot në sy. Na la vetëm me zemër të kallne. E la babën pa djalë hasreti. E la nanën me mërzi të madhe. I la motrat pa vëlla të dashur, që kesh me to, që qan me to, që kënaqesh me to, që mëson me to. 1 vjet edhe nuk shkon dita pa të kujtu ty. Lotët po na përcjellin në gjumë. Lotët po na lajnë sytë kur qohem prej gjumit. Oh vëlla, oh vëlla po si shkove..

Kurrë s’kem met harru more vëllai jonë..
Kurrë s’kem me ta harru zanin tand djali jonë..
Kurrë s’kem me ta harru qeshjen vëllai jonë..

Fjalët nuk kanë fuqi për ta shprehur mallin për ty vëllavi Mark. Thonë koha shëron mallin, por nuk është e vërtetë. Gjithmonë na mungon dashuria jote, vendi mbeti i zbrazët pa ty Vëllavi jonë Marki.
NA MUNGON SHUMË!

Me mall të përkujtojnë Motrat: Mirlinda, Gabriela edhe Martina.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat