RAMADAN (UKË) KURTAJ

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

RAMADAN (UKË) KURTAJ

Më: 30 maj 2015 Në ora: 09:12

Sot, me 30 maj 2015 u bënë 7 vite pa Ty i dashur

(22.12.1980 - 30.5.2008)

Pranvera kudo sjellë gëzime dhe hare, por neve na sjellë mërzi, vaj dhe dhembje që kemi për Ty i dashur Ramadan.
Dhembja nuk është vetëm me lot e me fjalë, ajo është thellë në zemrat tona që nuk harrohen kurrë. E vështirë qenka jeta pa Ty. Sa do që vitet ikin kujtimet për Ty janë të freskëta, afërsia dhe ngrohtësia jote gjithnjë e më tepër na mungojnë. Ende nuk po mund të pajtohemi me mungesën tënde, me këshillat, dashurinë dhe respektin që ke pasur për të gjithë, o ylli i pashuar dhe kurrë i paharruar i jetëve tona. Sa vështirë është kur po vjen kjo datë, vit pas viti dhembja po rritet edhe më shumë tek ne, kur Ti po mungon çdo ditë e çdo natë. Muaji maj është muaji i dhembjes në shtëpinë tonë. Do të na mungojë ngrohtësia, urtësia dhe sinqeriteti yt përgjithmonë.

I pa harruar do të jetë kujtimi për Ty.

Me mall, pikëllim dhe dhembje të thellë të kujtojnë: babai Uka, nëna Ryva, vëllezërit Brahimi, Naseri, Mehmeti, Halili, Muja, Ramizi e Zenuni, motrat Shqiponja dhe Fitorja nga Rugova, Peja, Austria dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat