Sanije (Osdautaj) Zukaj

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Sanije (Osdautaj) Zukaj

Më: 28 maj 2015 Në ora: 11:39

Sot me 28.05.2015 bëhet 1 vit pa më të dashurën tonë.

08.02.1969-28.05.2014

Nuk ka fjalëas nuk ka lot të shuaj flaken e madhe në zemrat tona të pikëlluara për ty e dashura bija jone. Ditët po kalojnë, por dhembja dhe mungesa jote po shtohet edhe më shumë. Një vit pa ty sa një shekull. Të përkujtojnë me mall prindërit: babai Brahimi Nëna Nurije.

Ah motër, tërë jetën tënde mbolle dashuri, dhembjen që kemi në shpirt nuk shuhet. Na mungon shumë motër. Mungojnë fjalët e tua të ëmbla. Gjithmonë do të mbetesh në zemrat tona.

Me dhembje të përkujtojnë: vëllai Selmoni me bashkëshorten Shkurten, fëmijët, Armendi dhe Ardiani që të deshi shumë.

Sa më shumë që ikin ditët, aq më e madhe po bëhet dhembja dhe pikëllimi për ty, i cili do të mbetet i freskët në zemrat tona e dashura motra jonë. Të përkujtojnë përherë: vëllai Kameri me bashkëshorten Halimen, fëmijët, Adelina, Elinda, Arlinda, Melisa si dhe Arbeni i vogël.

Nënë e dashur sa vështirë qenka pa ty, sa mall kemi për ty, për fjalët, buzëqeshjen, dhe aromën tënde, na mungon personaliteti yt engjëllor që do e mbajmë prore në zemrat tona. Zoti të kishte falur të Bekuar në këtë botë dhe për këtë do të jemi krenar përgjithmonë. Tash mbeten vetëm fjalët e tua,

Të mbajmë në zemër përherë: bashkëshorti Ahmeti, fëmijët Dema, Durimi, Butja dhe Blerta, e cila të ngjan shumë.

Edhe pas 1 viti të vdekjes tënde nuk është shuar malli për ty, mençurinë, bujarinë, dhe sinqeritetin tënd do ta kujtojmë me mall, oh e dashura motra jonë. Të përkujtojnë përjetë: vëllai Osmani me bashkëshorten Valerien, fëmijët Lendita dhe Ilani.

Mungesa jote është zbrazëti që nuk plotësohet kurrë, kujtimi për ty do të jetë gjithmonë i freskët në zemrat tona, malli për ty ç’do ditë e më shumë po shtohet.

Të përkujtojnë me mall: vëllai Gazmendi me bashkëshorten Miranden, fëmijët Blenonin dhe Blendin.

E madhe është dhembja të shkruaj përkujtimin për ty- oh motër, As koha, as lotët, nuk mund të shuajnë dhembjen për ty. Na theve buzëqeshjen, gëzimin, dhe harenë që patëm bashkë me ty.

Të përkujtojnë me mall në zemër: motra Fetija, dhëndri Hamdiu, fëmijët, Kaltrina, Krenarja, Yllka dhe Yllnori.

Shpirti është ligur, zemra veç qan të shkruaj s’kam forcë se të kisha më të ëmblën motër! E ne tash mbesim vetëm me kujtimet dhe fotografi me të cilat nuk mundemi me u ç’mall.

Të mban në zemër përherë: motra Lumnija, dhëndri Dritoni, fëmijët, Elsa dhe Genti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat