Prof.Dr. Adem (Arif) Hajdaraj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Prof.Dr. Adem (Arif) Hajdaraj

Më: 26 maj 2015 Në ora: 09:34

Sot, më, 26 maj, bëhet një vit pa më të dashurin tonë

(1944-2014)

Një vit më parë, ishe në mesin e studentëve tuaj, në mesin e atyre që me durimin dhe mirësinë që kishe, gjatë gjithë jetës, iu dhe dije dhe edukatë. Por, zoti deshi që t’i lësh të vetmuar, të heshtur dhe të mërzitur, ashtu sikurse që na le ne, familjen tënde me zemër të thyer e me kujtimin e përjetshëm për ty.

Ishe i përkushtuar për prindër, ashtu sikurse që ishe bashkëshort dhe prind shembullor. Ishe baba këshilltar e frymëzues, ishe bartës i amanetit –firmëtar i pavarësisë. Ndaj, gjithmonë do të jesh udhërrëfyes i yni engjëllor!

E përkujtojnë: nëna Hyra, bashkëshortja Gjyla, vajza Flora me burrin Milazimin, djemtë Arbeni, Bekimi, Naimi dhe Ardiani, familja e vëllait (Smajlit), vëllai Fazliu me familje, motrat Haka dhe Fatimja, rejat, nipat, mbesat dhe mbarë familja Hajdaraj nga Dugaiva.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat