AGRON (RRUSTEM) BYTYQI

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

AGRON (RRUSTEM) BYTYQI

Më: 25 maj 2015 Në ora: 09:28

7 Vite pa të dashurin tonë

(14.5.1973 - 25.5.2008)

Maji ishte muaji i gëzimit për Ne, sepse në maj erdhe në jetë, por qe 7 vite maji është muaj i dhembjes në shtëpinë tonë. Dhembja nuk ka kufi, zemra kurrë nuk do të mundet ta pranoj që Ty Zoti të ndau nga Ne. Ishe plotë jetë dhe gjallëri, kishe një zemër të pastër dhe askujt nuk ia doje të keqën, por jeta nuk qenka e drejtë. Ti nuk meritove të largohesh nga Ne në lulen e rinisë. Kujtimet për Ty kurrë nuk do të shuhen. Mungesa jote nuk përshkruhet me fjalë, ajo qëndron thellë në zemrat tona.
Ti jeton përjetësisht në zemrat tona.
Ne jemi me Ty kudo o më i dashuri jonë.

Të kujtojnë me mall dhe dhembje të pashuar: bashkëshortja Valbona, fëmijët Edonisi dhe Erza, motra Ardita, vëllezërit Arsimi, Neroni dhe Bedriu.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat