Dervish (Alush) Dakaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Dervish (Alush) Dakaj

Më: 23 maj 2015 Në ora: 09:57

Një vit pa të dashurin tonë

Vështirë qenka të shkruajmë për Ty, o baba jonë i dashur. Kishe një zemër të ngrohtë, fisnike dhe bujare, ajo qëndron e heshtur, por kurrë e pa harruar. Virtytet Tua të larta njerëzore gjithmonë do të jenë udhërrëfim i jetës sonë. Ne mburremi dhe jemi shumë krenarë që ishe prindi ynë. Kuptojmë se jeta i ka rrugët e veta, andaj mundohemi ta pranojmë së Ti nuk je më në mesin tonë. Por, na besoni së çdo gjë në këtë jetë e ndajmë me Ty, në rast gëzimi, gëzohemi, në rast pikëllimi pikëllohemi si fëmijë duke qarë. Babë, shkove nga kjo botë ashtu siç ishe i mirë për të gjithë që i njohe dhe të njohën. Na lë kujtime të paharrueshme, të cilat të bëjnë gjithmonë të pavdekshëm në mendjet dhe në zemrat tona.

Me mall të kujtojnë: djemtë Haklamani me bashkëshorten Miradijen dhe fëmijët Fitimi, Betimi, Kushtrimi dhe Leutrimi, Rizahi me bashkëshorten Fatimen dhe fëmijët Egzoni, Diedoni, Pranvera, Egzonja dhe Dafina, Osmani me bashkëshorten Hajrijen dhe fëmijët Albina, Blerina, Valmiri, Valmira dhe Valdrini nga Peja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat