Beqir Zejnullahu

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Beqir Zejnullahu

Më: 20 maj 2015 Në ora: 10:12

22.12.1961 - 20.05.1991

U bënë 24 vjet pa babanë dhe bashkëshortin

Sërisht kjo pranverë ja shtoi edhe një vit këtyre viteve të shumta malli të përballuara për babin tonë. Edhe pse 24 vite kaluan nga ndarja e babit nga kjo botë, ne vajzat e tij u rritëm, por, pavarësisht çfarë moshe do të arrijmë, ne gjithmonë do të mbesim fëmijët që u rritën jetim. Sado vite që do të kalojnë, ne gjithmonë do të ndjejmë në vetveten tonë një fëmijë jetim që lakmon fëmijët e tjerë të cilët luajnë me Babat e tyre. Babi! Ti nga fillimi paske qenë një engjëll që të mori Zoti pran vetes që të na shohësh dhe të na mbrosh nga lart.
Të përkujtojnë me mall dhe dashuri vajzat Nazifja, Qendresa bashkë me nënën Arife.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat