Ibrahim A. Durmishi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Ibrahim A. Durmishi

Më: 12 maj 2015 Në ora: 08:43

Me 12 maj bëhen 8 vite pa më të dashurin tonë

E vështirë qenka jeta pa ty, i dashur baba. Sado që vitet ikin, kujtimet për ty janë më të freskëta, afërsia dhe ngrohtësia jote gjithnjë e më tepër na mungojnë.
Por, fjalët e tua të ëmbla, vepra e mundi yt, si dhe shëmbëlltyra jote gjithnjë mbeten të pashlyera në ndërdijen tonë.
Në zemrat dhe në mendjet tona gjithmonë do të mbetesh i pavdekshëm.
Malli dhe kujtimi për ty kurrë nuk do të shuhen.
Jemi krenar që të patëm dhe përgjithmonë do ti kujtojmë fjalët, këshillat dhe veprat e tua. I lehtë të qoftë dheu!

Me mall të kujtojnë gjithmonë, për jetë e mot: bashkëshortja Tashja, vajza Zadja, djemtë Duraku e Xhevati, rejat Kimetja e Nazmija dhe nipat e mbesat nga Mushtishti i Suharekës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat