Tun Gjon Tuqi

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Tun Gjon Tuqi

Më: 6 maj 2015 Në ora: 08:47

I lindur me 6 Nëntor 1952 dhe vdiq më 6 Maj 2014

I dashur Babë, sot u bën një vjet pa ty që kur i mbylle sytë e tu përgjithmonë. Erdhi Pranvera, do të gjelbëroj natyra, lulet do të lulojnë, por nuk do të kenë hijeshi pa ty o Baba jonë i dashur. Rezet e diellit na shtojnë mërzinë, kur e kujtojmë se më nuk do të shihemi, nuk do të vijsh të na vizitosh kurrë mo Baba i jonë i dashur përgjithmonë. Askush s’mund të na shuaj mallin për ty! Ti ishe Mbreti ynë mundimqar dhe ishe zemërmirë për çdo kënd, i Zoti dhe i mençur. Të përmendin nipat e mbesat, të kërkojnë ku je o gjysh përgjigju? Të deshëm shumë dhe i deshte shumë, se ishe një gjysh shumë i mirë për nipat dhe mbesat. Jemi krenarë që ishim vajzat tua dhe do të jemi gjithmonë. Na mungon shumë Babai jonë sepse ty të kishim të madhin, të Zotin e shtëpisë. Na mungon zëri yt, fryma jote shumë. Zor të pajtohemi me vdekjen tënde të hershme Baba i jonë me humbjen tënde. Do të jesh gjithmonë i paharruari dhe në zemrat tona! Pushofsh në paqe Engjulli jonë, Baba i jonë.

Të përkujtojnë me mall vajzat: Florina, Katarina, Dranja si dhe nipat e mbesat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat