Asllan Qazim Metë ALAJ

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Asllan Qazim Metë ALAJ

Më: 4 maj 2015 Në ora: 08:47

10 vjet nga ndarja e përjetshme e djalit, babait, vëllait, bashkëshortit, axhës dhe gjyshit tonë të dashur

GJYSHI jonë i dashur! Sot, kur ne nipërit dhe mbesat po bëhemi 10 vjeç, ndjejmë thellë në zemrat tona sa mungesë të kemi. Çdo ditë që kalon aq më shumë vetëdijesohemi dhe mësojmë për dashurinë dhe respektin tënd ndaj familjes, dashurisë për familjen, jetën dhe punën.
Sa shumë do të donim të të kemi pranë, për ta shijuar dhe përjetuar dashurinë tënde, të GJYSHIT! Sa shumë kemi nevojë për TY, për përkëdheljen dhe fjalët e tua të urta, GJYSHI jonë i dashur. Sa më ndryshe do të ishte fëmijëria jonë, me TY, GJYSHI jonë i dashur. Sa shumë përjetime do të kishim të tregonim në shkollë dhe sa shembuj të jetës do të na dhuroje si kujtime të paharrueshme.
Sa më shumë rritemi aq më shumë kuptojmë sa më shumë vlerë do të kishte fëmijëria jonë me TY. Do të shijonim ne të gjithë, 7 nipërit dhe mbesat.
BABË- ishin fjalët e përditshme të fëmijëve tanë, të cilët çdo ditë nuk rreshtin duke pyetur për TY. Ne nuk ndalemi duke u thënë se TI i sheh ata, i përjeton dhe thellë në shpirtin tënd, sa shumë i don. Nuk ka ditë që nuk të kujtojnë, duke shikuar YJET lart në qiell dhe duke drejtuar gishtin për të treguar se TI je ai YLLI atje lart, që po i shikon dhe ruan ditë e natë.
Na mungon gjithçka e jotja, e më së shumti, fjalët tua të ëmbla, përkëdhelëse, motivi YT, syqeltërsia, butësia dhe qetësia jote që gjithmonë reflektonte dashurinë, respektin dhe motivin për një jetë si një trup! Ishe dhe do të mbetesh përjetësisht BABAI shembull! Sikur vetëm Fryma jote të ishte pranë nesh! Por, tashmë të kemi vlerën më të çmuar të jetës, me të cilën rritemi, jetojmë dhe e ruajmë thellë në zemrat dhe mendjet tona!

Jemi faqebardhë, ballëhapur dhe krenohem që të patëm. E falënderojmë Zotin që na bëri pjesë të jetës tënde!

Të kujtojnë, përjetësisht: Nëna Hysa, vëllezërit Afrimi, Bashkimi, Feimi, Alia, motra Raza, bashkëshortja Hanifja, djemtë Florimi dhe Rrustemi, vajzat Flora, Flaureta dhe Hyria, rejat Besa dhe Ardiana, nipat Asllani dhe Kanuni, mbesat Fiona, Saranda, Ariana, Lea dhe Ora, si dhe mbarë familja ALAJ dhe farefisi i gjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat