Iber (Demë) Iberdemaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Iber (Demë) Iberdemaj

Më: 2 maj 2015 Në ora: 10:53

Me 1 maj u bë një vit pa babain tonë të dashur
(13.5.1931- 1.5.2014)

Ne mburremi dhe jemi shume krenarë që ishe prindi ynë dhe gjysh siç ishit ju. Kuptojmë se jeta i ka rrugët e veta, andaj mundohemi ta pranojmë se ju nuk jeni më në mesin tonë . Por, na besoni se çdo gjë në këtë jetë e ndajmë me Ju, në rast gëzimi gëzohemi, në rast pikëllimi pikëllohemi si fëmijë duke qarë. Babë shkove nga kjo botë ashtu siç ishe i qetë, i dashur, tolerant, mikpritës e zemërgjerë . Po ashtu , edhe këshillat dhe mësimet që na i dhe gjatë jetës , por ç’të bëjmë , kështu e ka jeta, sidoqoftë Ju me veprën Tuaj na latë kujtime të paharrueshme , me të cilat kujtime po freskohemi çdo ditë.

I lehtë të qoftë dheu!

Të përkujtojnë gjithmonë; bashkëshortja Zylfija, djemtë Mehmeti , Shaqiri, Neziri dhe Brahimi , vajzat Mejremi, Hala, Hajrija dhe Xhevahiri, rejat Serbezja, Minirja, Arbresha, Severgjani, si dhe nipat e mbesat dhe mbarë familja Iberdemaj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat