Ramiz (Rexhep) Avdyli

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Ramiz (Rexhep) Avdyli

Më: 23 prill 2015 Në ora: 08:48

Sot, me 23 prill u bën tri vite pa të dashurin tonë

U bën tri vite të rënda për Ne, kur Ti i mbylle sytë përgjithmonë, duke u ndarë për të na lënë të jetojmë vetëm. Sa vështirë është kur po vjen kjo datë vit pas viti, dhembja po rritet edhe më shumë tek ne, kur Ti po na mungon çdo ditë e çdo natë. Në këtë përkujtim të cilin po e shkruajmë në çdo fjalë dhe në çdo shkronjë gjendet malli Yt, që e kemi aq shumë për Ty. Pse lotët për Ty nuk ndalen? Çka të shkruajmë kur neve na ka humbur çdo fjalë, çdo shpresë “O i dashuri ynë i paharruar”! Shumë vështirë e kemi të shkruajmë për Ty. Sa herë zgjohemi në mëngjes dhe kur bimë të flemë themi: “Se këto vite ishin një ëndërr e keqe për ne”. Veç dimë të themi fjalën sa shumë mall kemi për Ty që afër s’të kemi. Sa shumë na mungon e dimë se Ti nuk do të kthehesh më të jetosh me ne, por dhembjen të na e lë përgjithmonë në zemrat tona. Pranvera kur vie, kur rrezet e diellit bien sa shumë na shtojnë mërzinë, se nuk do të shohim kurrë më. Përveç fotos tënde si kujtim dhe kujtimeve që na mbeten që të kujtojmë gjithmonë ne jetën tonë. Është e pamundur të shkruhet i gjithë ky mall nëpërmjet këtyre rreshtave. Por, në zemrat tona gjithmonë je dhe do të mbetesh heroi ynë dhe krenaria jonë.

Me shumë mall të kujtojnë dhe kurrë s’të harrojnë: bashkëshortja Xhevahire, djemtë Rexhepi e Dionisi, vajzat Mirlinda, Filloreta e Ornella, reja Mija, dhëndri Valmiri, nipi Noeli dhe mbesat Emma, Alea e Klea.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat