Ardian Rrahman Maxharraj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Ardian Rrahman Maxharraj

Më: 20 prill 2015 Në ora: 10:57

Sot me 20 prill 2015, bëhen 8 vite ndarje nga i dashuri ynë djali, vëllai, kunati dhe axha

Muaji prill është muaji i dhimbjes në shtëpinë tonë. Dhimbja nuk ka kufi, zemra kurrë nuk do të mundet ta pranojë që TY zoti të ndau nga ne. Ishe një djalë që gjithmonë ke ngjallë buzëqeshje në fytyrat dhe zemrat tona. Kishe një zemër të pastër dhe askujt nuk ja doje të keqen. Por, jeta nuk qenka e drejtë, TI nuk e meritove të largohesh nga ne, në lulen e rinisë.
Kujtimet për TY kurrë nuk do të shuhen. Mungesa jote nuk përshkruhet me fjalë, TI jeton përjetësisht në zemrat tona. Ne jemi më TY kudo që TI të jesh tani, një ditë do të takohemi atje ku je ti o më i dashuri jonë, o engjëlli jon!

E kujton me mall e respekt të pashuar: babai Rrahmani e nëna Honifja, vëllezërit Albani me bashkëshorten Besën, vajzat Leonisën e Norela e vogël, si dhe vëllai Leoniti nga Studenica, e Diaspora e largët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat