Fazli Berisha

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Fazli Berisha

Më: 19 prill 2015 Në ora: 09:07

Sot u bën dy vite të rënda për ne kur ti i mbylle sytë e tu përgjithmonë dhe u ndave nga ne dhe na le vetëm në mërgim të jetojmë.
Sa vështirë është kur po vjen kjo datë vit pas viti, dhembja po rritet edhe ma shumë për ne. Kur
po na mungon çdo kund.
Në këtë përkujtim të cilin po e shkruajmë në çdo fjalë, në çdo shkronjë gjendet malli yt që kemi aq shumë për ty.
Pse lotët për ty nuk ndalen? Çka të shkruajmë kur neve na ka humbur çdo fjalë. Çdo shpresë.
“O i dashuri ynë i paharruar”!
Sa shumë vështir e kemi të shkruajmë për ty. Sa herë zgjohemi në mëngjes dhe kur bimë të flemë themi: “Se këto 2 vite ishin një ëndërr e keqe për ne".
Veç dimë të themi fjalën sa shumë mall kemi për ty që të shohim ....aaaaa.. sa shumë na mungon, e dimë se ti nuk do të kthehesh të jetosh me ne më, por, dhimbjen te ne e le përgjithmonë, në zemrat tona. Pranvera kur vie, kur rrezet e diellit bien sa shumë na shtojnë mërzinë se nuk do të shohim kurrë më.
Përveç fotos tënde si kujtim dhe kujtimeve që na mbetën që të kujtojmë gjithmonë në jetën tonë. Është krejt e pamundur të shkruhet i gjithë ky mall nëpërmjet këtyre rreshtave.
Por, në zemrat tona gjithmonë je dhe do të mbetesh.

Me shumë mall e zemër të kujtojmë dhe kurrë s’të harrojmë... s’të harrojmë...!

Bashkëshortja Ajshja me vajzën Kujtimen nga Zvicra.

Gjithmonë në zemrat tona jeton.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat