Denis (Shkelzen) Nikçi

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Denis (Shkelzen) Nikçi

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:31

Një muaj pa më të dashurin tonë

Sot, me 17 prill u bë një muaj nga ndarja e më të dashurit tonë. Prilli erdhi e Ty nuk të gjeti këtu në mesin tonë Denis, ike atë ditë e s’u ktheve më. Kaloi një muaj i dashur Denis, e dhimbja na shtohet çdo ditë e më shumë. Të thërrasim çdo herë, të kërkojmë çdo kund, por Ti nuk vjen, nuk përgjigjesh më, shikojmë lart në qiell e atje është një engjëll që ndoshta na sheh e ai je Ti Denis. Sa të mira janë kujtimet që në jetën tonë mbase i le, sa shumë dashuri na dha në këtë jetë të shkurtër. Kishe gjithmonë fjalë të mira, buzëqeshja dhe dashuria jote janë çdo herë me ne. Fli i qetë engjëlli jonë, vetëm një gjë e dimë që dhembje nuk ke më, plagët dhe dhembjet e Tua tash i mbajmë, e Ne të duam shumë, Denis. Të kemi në zemër e nuk të harrojmë kurrë.

Të përkujtojnë me shumë mall: gjyshi Rashiti, gjyshja Gjyle, prindërit Shkelzeni e Kosovarja dhe vëllezërit Dritoni e Dorjani axha Iliri me bashkëshorten Ajeten dhe me fëmijët Liridoni e Laura, si dhe mbarë familja Nikçi nga Rugova dhe Gjermania.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat