Bekim Muharrem Maxharraj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Bekim Muharrem Maxharraj

Më: 17 prill 2015 Në ora: 09:30

Nëntë vjet pa ekonomistin dhe inxhinierin e diplomuar të elektros
Kurbeti na ndau përkohësisht
Vdekja jote na ndau përjetësisht

Po shkruajmë sërish dhe do të shkruajmë pa fund, do të nxjerrim fjalët si lum, por dhembjen si ta shkulim nuk dimë. Dhe as lapsi, as shkrimi nuk e kanë fuqinë për ta treguar mungesën tënde të pambarimtë.
Baba, bir, vëlla dhe bashkëshort i dashur, si mund të shkruajmë kur ti më së shumti duhet të jesh këtu në mes nesh, e nuk je. Ti që gjithmonë na bëje të lumtur, Ti që gjithmonë na jepje gëzim e hare, Ti që gjithmonë na lumturoje, dhe këto neve vdekja na i mori, ndërsa fëmijëve tu nuk iu dha rast ti gëzojnë!
Ne ndjejmë trishtim dhe dhembje pa fund, për mungesën tënde fizike, për vendin bosh në shtëpinë tonë, por që kurrë nuk do të jenë bosh zemrat dhe shpirtrat tonë. Ti shkove duke na lënë zemrat dhe mendjet tona, me kujtimin e përhershëm për ty.

Me mall të pashuar: Babai Muharremi, nëna Zejnepi, bashkëshortja Nedime me djemtë Albionin dhe Auronin; vëllai Besimi; dhe vëllai Blerimi me bashkëshorten Naxhien, nga fshati Studenicë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat