Zoje (Musliaj) Hadergjonaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Zoje (Musliaj) Hadergjonaj

Më: 14 prill 2015 Në ora: 08:48

Sot me 14 prill u bën 3 vite pa bashkëshorten time

Prilli ma kujton dhembjen që rritet përditë për ty, prilli ma helmon zemrën sot. S’ka fjalë që shuan mallin dhe dhembjen për ty në kohen kur kisha nevojë më së shumti për ty, shkove dhe më le të mbes gjithmonë në kujtime për ty.
Mungesa jote është shumë e madhe, aq sa nuk mund ta përshkruaj. Hija juaj më përcjell në çdo hap, buzëqeshja juaj më rrinë gjithmonë para syve të mi.
Ishim dy trupa një shpirt.

Me mall të madh të përkujton bashkëshorti juaj Sefer Hadergjonaj nga Sllupi i Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat