Zoje (Musliaj) Hadergjonaj

Perkujtime

E enjte, 18 prill 2024

Zoje (Musliaj) Hadergjonaj

Më: 14 prill 2015 Në ora: 08:47

Sot me 14 prill u bën 3 vite nga ndarja e gjyshes time të dashur

Më dridhet Dora, po më qan zemra, më pikon loti në fletore duke të përkujtuar ty gjyshja ime. Çdo pranverë për mua sjell vetëm dhimbje, pikëllim dhe përkujtim, nuk dua që asnjë lule të qel në pranverë, nuk dua as dielli të më ngroh, por vetëm dua që të shoh fytyrën tënde gjyshe e dashur. Unë nuk kam forcë që të vij dhe të ulem pranë varrit tënd e të flas me ty, sepse më dridhen këmbët dhe më verbohen sytë, duke e parë varrin tënd, duke të shikuar ty në fotografi, ah sa shumë do dëshiroja të shihja edhe një herë dhe të çmallem me ty sepse gjithmonë kam mbetur me zemër të thyer, si nuk isha pran teje në frymën tënde të fundit, si nuk munda të përqafoja për herë të fundit dhe gjithmonë kam menduar se për [do rast që do të kishe nevojë për mua, unë do të isha pranë teje, kur kishe vdekur ti në ëndërr më vije shpesh ashtu si[ ishe me një fytyrë të bukur, me një dashuri të madhe që kishe për mua dhe më vinin zëra të çuditshëm duke më thënë se gjyshen e ke ende gjallë, por kur më ikte ëndrra dhe kuptoja të vërtetën se gjyshja më ka vdekur atëherë zemra ime nuk kishte forcë të rrihte dhe mendja ime gjithmonë rrinte tek e kaluara ime dhe fëmijëria ime që ishte e paharruar. Gjyshen time nuk do ta largoj asnjëherë nga zemra ime dhe gjithmonë do të mbetet e paharrueshme për mua. Gjithmonë do të përkujtoj gjyshja ime e dashur.

Të përkujton me dhimbje dhe pikëllim mbesa jote Hate Hadergjonaj që asnjëherë nuk të harron.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat