Ilda Rrahmon Tolaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Ilda Rrahmon Tolaj

Më: 11 prill 2015 Në ora: 12:29

22.05.2006 - 11.04.2012

Ilda sot me 11 prill u banë 3 vjet pa ty. E dashura jonë sa e vështirë qenka jeta pa ty. Ilda në zemra na mungon, shpirti për ty na loton, e ti i the mamit: mami e ke babin, Idealin, Mujen, Adilin dhe jeta vazhdon, por pa ty Ilda jeta s’ka kuptim, s’ka buzëqeshje, s’ka vallëzim, s’është asgjë si më parë, e mallkojmë sëmundjen që të ndau nga ne, në moshën 6 vjeçare. Ishe një fëmijë i pa faj, që kishe nevojë për ngrohtësinë e prindërve, sikur çdo fëmijë tjetër, por Ilda vetëm diçka mos harro, se edhe pse nuk të kemi pranë, ditë dhe natë ne për ty mendojmë dhe kurrë nga zemra nuk të largojmë. Ilda jonë tash je engjëll dhe je afër Zotit, dhe i lutemi Zotit çdo ditë e natë të kujdeset për ty engjëllushja jonë, familjen tënde nga qielli lart e mbron.

Të përkujtojmë nga zemra me plot mall për ty, prindërit Rrahmoni e Lebibja, vëllezërit Ideali, Muja, Adili, gjyshja Nurija, Rexhepi, Mihonja, Tahiri, Vahidja, Fatosi, Liridona dhe të gjithë vëllezërit dhe motrat e familjes Muja nga Aigle, CH.

Për ty ILDA
për ty Ilda do ti shkruaj disa rreshta
që të çmallem me ty, na mungon pa masë
nuk e di se si ta përshkruaj
mungesën tënde që s’të shoh, aromën tënde që ta ndjej
të shoh vetëm në ëndërr dhe të përqafoj në ëndërr
por prapë më mungon shoqja ime e jetës
edhe që nuk je më në mesin tonë, prapë do mbetemi shoqe
çdo herë të kam në shpirt kurrë nuk të harroj
çka do që bëj, kudo që shkoj në ty Ilda mendoj.
o pranverë pranverë e bukur
Ilda shumë e dashte këtë stinë, ti linde në pranverë
po prej se u largove Ilda, nga ne as lulet më s’kanë erë

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat