ZENEL ABAZ RRAGAMAJ

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

ZENEL ABAZ RRAGAMAJ

Më: 9 prill 2015 Në ora: 08:32

Sot me 9.04.2015 u bënë 2 vjet nga ndarja e më të dashurit tonë

Prilli erdhi përsëri e Ty nuk të gjeti këtu në mesin tonë Nel. Ike në atë natë të errët e su ktheve më. Kaluan dy vite i dashur Nel e dhembja na shtohet çdo ditë e më shumë. Të thërrasim çdo herë, të kërkojmë çdo kund, por Ti nuk vjen, nuk përgjigjesh më.
Shikojmë lartë në qiell, atje është një engjëll që ndoshta na sheh e ai je Ti Nel.
Kujtojmë çdo herë duart e tua të vogla të ftohta atë natë të zezë e të paharruar për ne.
Me ata lot që derdhe lamtumirë na the.
Sa të mira janë kujtimet që në jetën tonë mbas i le.
Sa shumë dashuri na dhe në këtë jetë të shkurt që kishe.
Fjalët Buzëqeshja dhe dashuria jote janë çdo herë me ne. Fli i qetë engjëlli jonë, vetëm një gjë e dimë se dhimbje nuk ke më, plagët dhe dhembjet e tua tash i mbajmë ne. Të duam shumë Nel, të mbajmë në zemër e nuk të harrojmë.

Të përkujtojnë: gjyshi Hasani, gjyshja Ruka, prindërit Abazi e Veneta dhe vëllau Genti që i mungon shumë.
Axha Agroni me bashkëshorten Mirjeten, hallat Teuta, Rifeti, Arbnorja, nipi dhe mbesa Arditi e Aida që i deshte shumë dhe mbarë familja Rragamaj nga Skivjani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat