Mithat Kabashi

Perkujtime

E enjte, 28 mars 2024

Mithat Kabashi

Më: 31 mars 2015 Në ora: 21:59

Erdhi Pranvera, do të gjelbëroj natyra, lulet do të lulojnë, por nuk do të kenë hijeshi pa Ty. Rrezet e diellit na shtojnë mërzinë, kur e kujtojmë se më nuk do te shihemi, nuk do të vijsh të na vizitosh. Askush nuk do të na shuaj mallin për Ty. Sa të kishim ty ndiheshim si me Zot, të sigurta, të mbrojtuna. Ne jetuam nën hijen tënde. Ti ishe Mbreti ynë.

Të përkujtojmë me mallë dhe dhembje sepse jo që të patëm baba, bashkëshort të mirë, por të patëm edhe shok.
Të qoftë dheu i lehtë!

Jemi krenarë që ishim vajzat dhe djemët tu dhe do të jemi gjithmonë. Na mungon shumë, sidomos në festat familjare, sepse ti ishe i madhi. Na mungon zëri yt, fryma jote.
Të përkujtojnë me mall bashkëshortja Ganimeti, motra Luljeta, vajzat: Antoneta, Erolinda dhe djemt Genci, Visari e Rexhepi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat