SHKURTE SMAJLAJ me binjakët FARUK e FATMIRE SMAJLAJ

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

SHKURTE SMAJLAJ me binjakët FARUK e FATMIRE SMAJLAJ

Më: 30 mars 2015 Në ora: 10:58

Me 31 mars 1999 në fshatin Zhabel të Gjakovës u vranë më të dashurit tanë

31 marsi për familjen tonë është dita më e mallkuar, pasi që humbëm tre më të dashurit tonë. E dimë që familja është globi i gjithë jetës ngado që sillesh, rruga të kthen drejtë lumturisë, e fëmija është dhurata më e bukur që nuk krahasohet me asnjë thesar, është vlera e vërtetë e jetës, 9 muaj e mban në barkë, 3 vjet në krah e gjithë jetën në Zemër. E ardhja e binjakëve në jetë ishte lumturi e dyfishtë.
Me vdekjen e juaj e dashura e zemrës Shkurte, e binjakëve Faruk e Fatmire, jeta ime u ndryshua krejtësisht, se një copë të zemrës e kam të këputur, shpirtin e kam shumë të etur, e dogji malli për ju. Kam marr rrugën të vij në Kosovë, t’ju vizitoj varrezat e juaja, aty ku më ka mbetur i vetmi ngushëllim e të sjellë lule të freskëta ti vë në varret e juaja. Do t’ju tregoj si janë fëmijët tanë, si janë rritur e martuar Flutra, Fekrija e Fatimja, kanë krijuar familje, tani janë ba nëna, e mërzia për ju tani është edhe më e madhe. Fidani e Frashri që i keni lanë të vegjël, tani janë rritë, shkollue e punësua, por të gjitha këto të mira pa ju kanë një bashllëk të madh në zemrat tona, se çdo fjalë që po e shkruaj shpirti po më dhemb. Atë vit të mallkuar isha larg juve në Austri, pasi që edhe unë isha ikur nga torturat e shkaut, e jo nga dëshira. Doja të bëja diçka të mirë për ne, të jemi të lumtur në jetë, por vdekja juaj e hershme e shuajti atë dëshirë. O Zot i madh në qiell më jep pak forcë, e ma largo pak këtë dhembje, që pothuajse tërësisht më shkatërroi. Se ky mars me diell e me lule për mua nuk ka vlerë, pasi që në zemra kam akull.

Me mall dhe dhembje të pashuar deri në vdekje të kujton bashkëshorti, gjegjësisht babai BAJRAMI me fëmijë FLUTRA, FEKRIJA, FATIMJA, FIDANI dhe FRASHËRI që gjenden në Austri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat