Mergim Kerellaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Mergim Kerellaj

Më: 24 mars 2015 Në ora: 08:47

Sot me 24 mars 2015 bëhen 3 vjet nga ndarja e parakohshme nga jeta e djalit dhe vëllait tonë të dashur. Dhembja, dashuria e malli për ty ore Mergimi ynë gjithnjë po shtohen, dhe kurrsesi nuk po mund të pajtohemi. Mungesa jote në mesin tonë është e pazëvendësueshme, përjetësisht, pranvera që po vie, për ne nuk ka kuptimin që e kishte përpara. Por, neve jemi krenar se ti ishe i urtë, i sinqertë me familjen tënde dhe rrethin shoqëror. Ne tani do të jetojmë me kujtimet më të sinqerta djali, vëllai ynë shumë i dashur, kujtimi dhe malli për ty është e do të jetë deri në amshim.

Me mall të kujtojnë: babai Muji, nëna Shkurte, vëllezërit Halili, Merlindi, motrat Launora, Labinorja kunata Diana, nipi Ermini dhe mbesa Lorina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat