Arton Morina

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Arton Morina

Më: 23 mars 2015 Në ora: 08:57

“6 vite në vazhdim në mjerim kemi jetuar
Ti mbete një kujtim, që asnjëherë s’ka për tu shuar
Jeta doli e padrejtë, se nga familja të largoi
Por, Zoti zgjedh të mirët, prandaj dhe ty të mori
Ti u nise për një rrugë. Ku ne s’të ndiqnim dot
More rrugë të largët, duke e lënë këtë botë
Arton ti si ke ik? Këtë largim a e duron dot?
Ke lënë djalë e ke lënë çikë dhe një grua që vajton
Arton mallin a e ndjen? Shpirti jot vallë është qetësuar?
Në vendin që tash ke shkue. Dhembjet a të janë larguar?
Si guxon një nënë, djalin e vet ta fut në dhe?
E çfarë vallë ndjen ajo, lulet në varr ty kur ty ti le?
Si mundi gruaja jote? Me dheun e zi të të mbuloj?
Ballë si do i dal kësaj bote, e vetme qysh ta përballoj?
Me çfarë fuqie për fëmijët, të marr rolin e të dyve
Kur asaj para 6 vitesh, ju shuajt bota para syve
Arton ke lënë çikën në vetmi, jetime tash në këtë botë
Vendin tënd se zë njeri, fjalën “babë” kujt t’ia thotë?
Tu bë djali burri i shtëpisë, nga atje lart a e shikon?
E pse dhembjen nuk e shpreh, ai më shumë se të gjithë vajton
Një buzëqeshje na lë Kujtim, dhe cigaren e fundit që e pive
Amanetet që gruas ja ke lënë, dhe kur lotët asaj ja fshive
Ah mo Arton si u bë kështu? Si ike nga kjo jetë?
Por, në zemrat tona do të mbajmë të gjallë, atje do të jetosh përjetë
E pse shpirti na është vrarë, edhe dhimbja e ka pushtuar
Ne përsëri do të jemi bashkë kur të vij dita për tu bashkuar.”

Me respekt e përkujtojnë: Nëna Prena, bashkëshortja: Mrika, Djali Zef, vajza: Mire.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat