Gjemajl S. BAJRAKTARAJ

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Gjemajl S. BAJRAKTARAJ

Më: 21 mars 2015 Në ora: 13:27

Sot, me dt: 21.03.2015, mbushen tre muaj nga ndarja fizike e më të dashurit tonë.

Gjemajl, shumë i shtrenjti jonë….!

Sot, kur Ne, të dashurit Tuaj, po ta shkruajmë këtë përkujtim, ne ende nuk jemi pajtuar se Ti më nuk gjendesh në mesin tonë….!

Ishe i veçantë, jo pse Ne e themi, por edhe kush vetëm 5 min. qëndroi me Ty, tha… Ky njeri është i rrallë…. human, i drejte, njeri që kurrë në jetë nuk e deshti të ligën… të keqen….

Virtytet Tuaja, janë shembulli më i mirë, se si është modeli unik njerëzor, se si edhe në kushte dhe rrethana të vështira, karakteri dhe morali i lartë, mbijetojnë, mbesin shëmbëlltyra e vërtetë e të ndershmit…. e të mirit dhe të drejtit.

Kjo koincidencë, e fillim pranverës me këtë përkujtim, na sjell shumë mall e lot, sepse gjithnjë i gëzoheshe ardhjes së pranverës, stinës së ngjalljes së natyrës, thoshe… Pranvera është jetë… sjell zogjtë shtegtarë, lulet, gjelbërimin…….ehhhh, Ne i dashur sot na kthej dhimbjen dhe si kurrë më shumë, mallin për ty….. po më duket se dielli i bukur që lind në pranverë, këtë vit fare nuk do vijë, sikur zogjtë nuk do na shohin prapë, pasi që duket se kanë hetuar mungesën Tuaj….

Prehu i qetë,…..Ne, jetë e mot do të mbajmë me shumë dashuri brenda nesh, dhe edhe pse ike… Ne na le nderin që të kishim…..

Me mall dhe shumë dhimbje, Familja Bajraktaraj nga Isniqi, Duboviku, Gjermania dhe Franca…!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat