Emine Nuraj-Zukaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Emine Nuraj-Zukaj

Më: 21 mars 2015 Në ora: 13:26

Ishim të lumtur kur të kishim pranë, por vdekja trokiti herët në portën tonë dhe të mori nëna jonë e dashur! Të mori kur po prisnim të kalonim edhe shumë pranvera me ty.

Por, ti shkove përjetësisht në amshim duke na lënë vetëm kujtimet.

Po na mungon shumë nëna jonë e dashur. Thonë se koha i shëron plagët, por dhimbja për ty mbeti peng, shpirti pa ty s’po qetësohet. Edhe pse ke shkuar në pakthim, ne nuk po mund të pajtohemi me humbjen tënde.

Me 21 mars 2015 mbushen 8 vite që mbetëm pa ty, por ti jeton ende në zemrat tona dhe gjithmonë do të mbetesh pjesë e jetës sonë. Jeta pa ty ka humbur kuptimin e vërtetë nënë!

Të përkujtojnë: bashkëshorti: Elezi, djemtë: Jetoni, Afrimi, Kujtimi, Arsimi, rejat: Hikmetja, Arbesa, Liridona, nipat: Albijoni, Gentijani, Erjani, mbesat: Jehona dhe Eminja e cila e gëzon emrin e gjyshes, vajza: Lendita me bashkëshortin Gzimin dhe fëmijët: Diellza, Fatlindi, Fatlinda, Albina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat