Ahmet S. BAJRAKTARAJ

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Ahmet S. BAJRAKTARAJ

Më: 21 mars 2015 Në ora: 13:25

Sot me 22.03.2015, mbushen katërmbëdhjetë muaj nga ndarja fizike e më të dashurit tonë.

I dashur Ahmet…..!

Thonë se dhimbja me kalimin e kohës ikën, tretet, ashtu ngadalë,…. por jo, kjo aspak nuk qëndron, mendojmë se vetëm ka ndërru trajtë, por assesi të kalohet….

Duke rikthyer kujtimin për Ty, Ne na enden nëpër kokë, momentet kur Ti, si dallëndyshe pranvere vije nga kurbeti, kur mezi pritshe, që të dilje në oborrin dhe rrethinën, që aq shumë të mungonin, për shkak të atij kurbeti, që veç shqiptarëve diti si rrallëkujt, duke ua vjedhë jetën, pak e nga pak,… ashtu duke mos e vërejtur shumë. Derisa një ditë, sikurse Ty, axha Ahmet, fati i zi bëri që të ktheheshe në arkivol…., të mos mund ta shohësh kurrë më shtëpinë, oborrin, fshatin,…..

Kurrë nuk do harrohesh, dhe ne pasardhësit Tuaj tërë jetën do të jetojmë me kujtimin më të bukur për Ty, ashtu siç të patëm….!

Me mall dhe shumë dhimbje, Familja Bajraktaraj nga Isniqi, Duboviku, Gjermania dhe Franca….!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat