NAKIJE (KRYEZIU) GASHI

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

NAKIJE (KRYEZIU) GASHI

Më: 20 mars 2015 Në ora: 17:47

1 muaj pa ty nënë

S’ka fjalë e as lot që mund ta shuaj mallin e dhimbjen për ty nënë. Qenka vështirë të shkruaj përkujtimin për ty, e patëm filluar një betejë të rëndë bashkë, por ti ike e na le vetëm. Kujtimi për ty mbetet i gjallë në zemrat tona. 1 muaj pa ty nënë, ngado që shkelim e çka do prekim janë nga duart tuaja. Sa donim të kishim pranë të qeshnim e gëzoheshim si dikur. Shkuarja jote e parakohshme në amshim është dhimbje në shpirt dhe ta kthen jetën në kujtim. Vdekja jote nënë ishte shkrumb i jetës sonë, ëndrrave, gëzimit e shpresës, por krenar që të patëm, na mungojnë këshillat e ngrohtësia jote që po jepte kurajo për të vazhduar jetën me plot sfida.
Ishe dhe do të mbetesh shembull për ne.

Të kujton me mall dhe zemër të thyer e lot në sy: bashkëshorti Haxhija, djali Valtoni, vajzat Arjeta, Armenda nga Gjakova.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat