Hasime Krasniqi

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Hasime Krasniqi

Më: 17 mars 2015 Në ora: 09:06

Sot më 17.03.2015 u bënë 4 muaj, 4 muaj që më dukën sikur të ishin 4 shekuj, pa më të dashurën, pa Nënën time të shtrenjtë.
Nënë bujare dhe e hareshme, krenohemi që të patëm të tillë. Ti ishe dhe do të mbetesh Krenaria e Familjes sonë. Ditët po kalojnë, por malli dhe dhimbja vetëm shtohen, ç’do ditë është më e rëndë se tjetra, oj Nëna ime, oj zemra ime, o shpirti im.
E mallkuar qoftë e hëna e 17.11.2014, kjo ditë e zezë, kur pushuan tik taket e zemrës tënde, të Nënës më të mirë në Botë. Dhimbja për ty Nënë është e papërshkrueshme, nuk shprehet me lot as me fjalë. Për ty dhimbja, Nënë e dashur, është thellë në zemrat tona.
Shumë e vështirë të shkruhet, e rëndë të mendohet, edhe më e rëndë të besohet se nuk je në mesin tonë. Nuk ka lot e as vajë që e shuan mallin për ty Nëne dhe Gjyshe e paharruar. Gjithashtu jam Krenare që u mundova ta kryejë obligimin tim ndaj teje, gjatë gjithë jetës tënde dhe sidomos gjatë këtyre tri viteve të fundit kur ti kishe nevojë ma së shumti oj Nëna ime, e dashura e veçantë e jetës sime. I lehtë të qoftë dheu i vendlindjes!

Kurrë nuk të harron, gjithmonë të kujton vajza Xufa me bashkëshortin Bedrinë e fëmijët që shumë të deshtën dhe i deshtë: Diellza, Diamanta e Diamanti nga Rottweili i Gjermanisë dhe Juniku.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat