Rrustem (Metush) Rexhaj

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Rrustem (Metush) Rexhaj

Më: 9 mars 2015 Në ora: 08:57

Nga Troboviqi i Pejës

Ishim të lumtur që kishim një dhëndër zemërgjerë dhe aq bujar si ti, që kurrë nuk na le vetëm gjithmonë ishe dora jon e djathtë. Virtytet tua dalloheshin nga të gjithë, sepse dashuria jote që e kishe për familjen tënde ishte më e madhe se çdo gjë në jetë. Por, gjithçka ndryshoj, data e 4 gushtit, na tronditi aq shumë, kur mësuam se në trupin tënd po zhvillohej një sëmundje e pashërueshme.
Por, edhe pse e përjetuam këtë lajm aq tronditës kurrë shpresat nuk na u shuan sepse ti ishe i fort dhe besonim se ti do të përballojë gjithçka për t’mos na lënë kurrë vetëm. Kaluan muaj ti po dobësoheshe çdo ditë e më shumë, por zemra jote ishte aq e fuqishme kurrë nuk e pranonte faktin që dal ngadalë po vdes.
Udhëtonim larg e shumë shpesh, sepse dëshira për të qenë me ty ishte më e madhe se të gjitha rrugët e kurbetit. Por, herën e fundit që të pamë, ti nuk u përshëndete me neve, i kishe mbyllur sytë për të pushuar, ngase vetëm në gjumë largoheshin dhimbjet e mëdha që i kishe në trup. Rruga ishte e vështirë ngase për asnjë minutë nuk na u ndalën lotët, humbja jote ishte e vështirë dhe e papranueshme për ne. Pas një jave morëm lajmin që ti i kishe mbyllur sytë, por për të mos u zgjuar më kurrë, kishe ndërruar jetë në ditëlindjen tënde të 57.
Ky lajm na ndali zemrat, sepse as zemrat tona s’donin të jetonin më pa ty. Sot të kujtojmë me mall dhe gjithmonë jemi krenar se çfarë njeriu ishe, pusho i qetë në parajsën e bukur, sepse gjithmonë do të jesh në zemrat tona, jemi krenar që lë një familje që çdo ditë e më shumë po mburremi me ta.

Të përkujtojmë me mall të pa shuar miqtë: Ismet dhe Nexhmedin Rexhaj me familje nga Cerrca dhe Diaspora

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat