Rrustem (Metush) Rexhaj

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Rrustem (Metush) Rexhaj

Më: 9 mars 2015 Në ora: 08:53

Nga Troboviqi i Pejës

Jemi ulur babi pranë teje po fillojmë këto fjalë me lot e me shpresë që do të kesh mundësi me i ndëgju. Më fal babi nëse eshtrat ti lëkundi në varr, dhe shpirtin në qiell ta shqetësojnë, më fal babi që tani nga ne i dëgjon këto fjalë, që thellë nga zemra po ti dëgjojmë.
Nëntë marsi s’do të jetë më dita kur do të mendojmë për dhuratën tënde, këtë mars të ftohtë festove ditëlindjen tënde të 57-të në shtëpinë tënde të përjetshme. Me ne nuk preve tortën, as nuk ti dhezëm qirinjtë. Po mos u brengos se ne nuk të harruam asnjë ditë.
Ti nuk je, por ne flemë e zgjohemi me frymëmarrjen tënde, me tingujt e ëmbël të zërit tënd që ngjallin edhe muret e shtëpisë. E kush do të mendonte ndonjëherë o më i dashuri jonë se do të kapnim një fletë të bardh e do ta mbushnim me shkronja të zeza? Kush do të mendonte se do të vinte një ditë që kur do të përmendej emri yt, zemra do të na pikonte lot e vrerë, duart do të na dridheshin nga vuajtja që mbolli në shpirt ikja jote.
1 vit pa ty në sofrën e bukës, 1 vit pa ty që na rrite me mundime e na udhëzove me këshillat e një prindi shembullor. Ngado që shkelim e çkado që prekim i kemi nga duar tua. Gjithçka na dhurove me dashuri por… si të shijohen pa ty?
-Si t’bëjmë dasëm pa ty, o babai jonë? Me kë të qaj halle o bashkëshorti im? Kush do t’ma qel derën, o babai im? Pse s’flet fotografia jote, o gjyshi im?
-Erdhëm nga Zvicra në Kosovë, por me vete nuk sollëm pranverën tonë me lule, sepse pranvera jonë ishe ti. Nuk mërziteshim edhe nëse nuk na ngrohte dielli, sepse dashuria jote ishte më e fortë se çdo rreze dielli, se sa ngrohtësia e tij.
Sa do të donin të të kemi pranë ty…. Të qeshnim, të gëzoheshim, të flisnim si dikur bashkë…. Por, çdo mëngjes që agon nuk po sjell më zgjimin tënd. Por, na do të vazhdojmë gjithmonë në rrugën që na këshillove ti bashkëshorti im babai jonë, gjyshi im.
Lutemi tash të takohemi në xhehnet, i lehtë të qoftë dheu, të mëshiroftë i madhi Allah, nuk do të harrojmë kurrë përjetë.

-Në çdo çast të jetës, të përkujtojmë me shumë mall dhe dashuri: bashkëshortja: Gjylshahi, vajza: Vjosa, djemtë: Sadiku, Lirimi mbesa: Lejla, dhëndri Naseri, reja Ardiana vëllezërit: Rama, Ibishi, motrat: Shkurta, Kadirja, Monusha, Gjejrani, si dhe mbarë farefisi i gjerë Rexhaj nga Troboviçi i Pejës dhe Diaspora.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat