Një vit pa më të dashurin tonë
E brishtë kjo pranverë
ky vit pa Ty
Ike ashtu si jetove ndershëm
Malësori i Rugovës, që bashkë me gjamën e saj i the LAMTUMIRË,
vendeve Tua
Duke të kërkuar loti i nënës
shikimi i fëmijëve
për tu mos iu kthyer kurrë!
Një herë u kollite e tu këput
rrëfimi, buzëqeshja, tu ngri dora, dora të mbeti e shtrirë
Mëkat që ike dje
Mëkat që sot nuk je
Të vazhdosh rrëfimin
Aty ku e lë...
Me mall të pashuar: nëna Shehrija, bashkëshortja Eminja, vajza Orgeta, djemtë Orgesi dhe Xhema, vëllezërit Mustafa, Asllani, Xhaferi dhe Beqiri, motrat Zoja, Kunja, Shkurta dhe Begija si dhe mbarë familja nga Rugova dhe nga Peja.