Rina Omer Dervishaj

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Rina Omer Dervishaj

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:38

Një muaj pa të dashurën tonë

Ditët që po kalojnë nuk po e shuajnë mallin për ty Rina dhe pranvera që po vie për ne nuk e ka kuptimin që e kishte përpara. Loja jote me lulet dhe fluturat, faqet e skuqura nga vrapi, fjalët e para të shqiptuara nga ti, janë kujtimi më i ëmbël që do ta kemi gjatë gjithë jetës. Ne prisnim që ta festonim dyvjetorin e lindjes tënde, në pranverë, por ti ike, duke na lënë me zemër të thyer e mall të pashterur për ty, e dashura e jonë Rina. Gjithmonë në zemrat tona do të mbetesh e vogla dhe e bukura jonë Rina.

E përkujtojnë me mall: familja Dervishaj nga Isniqi, Belgjika dhe Franca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat