Rina Omer Dervishaj

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Rina Omer Dervishaj

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:36

Një muaj pa të voglën tonë

Sot u bë një muaj që kur ti Rina jonë e vogël ndërrove jetë ende pa e mbushur pranverën e dytë, kur trupi yt i njomë si lule, si kristal, si engjëll, mori një nur.
Rina jonë e vogël, engjëlli ynë, e shtrenjta e jonë, kurrë nuk kemi menduar që një ditë do të mund të shkruanim përkujtimin për ty dhe kjo po na mbytë, sepse jeta pa ty, pa lëvizjen tënde nëpër dhomë, pa zhurmën tënde, pa rrëmujën tënde na kalli shpirtin.
Ne zgjohemi dhe bimë me hijen tënde, me buzëqeshjen tënde të magjishme, me sytë e tu vezullues, me TY oj e vogla e jonë Rina.
Zemra jonë e vogël, ne nuk e kemi ditur se çka është dhembja e pikëllimi sa të kishim ty, sepse ti ishe gjithçka për ne, jeta jonë, fryma jonë, shpirti ynë. E tash pa ty, për ne gjithçka është zbehur dhe vyshkur. Ty Zoti të mori në Parajsë, atje ku e kishe vendin, por ne mbetëm pa gjënë më të çmuar dhe më të shtrenjtë në jetë që e kishim.
Ne do ta kalojmë jetën me mallin dhe me kujtimin për ty deri në frymën tonë të fundit, e shtrenjta, e jona Rina.

E përkujtojnë me mall: prindërit Omeri dhe Mirjeta Dervishaj nga Isniqi i Deçanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat