Prena (Rrasi) Prenkaj

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Prena (Rrasi) Prenkaj

Më: 2 mars 2015 Në ora: 08:43

Një vit plot dhimbje e pikëllim për ty nënë e dashur

Një vit dhimbje, lot e kujtime që për asnjë çast të vetëm shpirti ynë nuk gjeti qetësi. Kudo shkel këmba jonë dhe sheh syri duket hapësirë e zbrazët. Vërdallë na vijnë kujtimet për ty. Fjalët e ëmbla e me plot buzëqeshje që na i dhuroje. Ike në syrin e pranverës duke u çmallur me ne përmes telefonit, duke na lën të mendojmë ku ti gjejmë lulet më të bukura në botë për ti vënë tek varri yt. Na le duke e menduar gjithnjë fjalën, frymën tënde të fundit që në asnjë mënyrë s'mund të të ndihmonim nga kurbeti i zi. Edhe pse qenia jote fizike po na mungon në shpirtrat tonë përjetësisht frymon, urtësia, mençuria jote nënë e dashur.

Me mall që na përvëlon të përkujtojnë: bashkëshorti Kola, djemtë: Shkelzeni, Leonardi, nuset: Berlinda, Bergita, dhe dy nipat e tu që aq shumë i deshe Florentin dhe Fabion Prenkaj.
I lehtë të qoftë dheu mbi varrin tënd.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat