Mirdita (Selmani) Osmani

Perkujtime

E enjte, 25 prill 2024

Mirdita (Selmani) Osmani

Më: 2 mars 2015 Në ora: 08:37

Me 01.03.2015 u bënë 15 vite pa ty nënë. Jam mbushur me mall, aq shumë më mungon. Sot në zemër diçka më ngacmon. Sot më ka kapluar tepër një mërzi, në çdo dhomë të kërkova, nënë s’të gjeta ty. Askush s’ma din hallin dhimbjen që unë kam, jeta pa nënë qenka shumë e rëndë. Sytë të kërkojnë oj nënë ty për me të shiku, fjalën nënë e dashur du për ta shqiptu. Sot 15 vite u bënë si do të jetojë, kurrë oj nëna ime nuk do të harroj. 15 vite janë të gjata çdo ditë i numëroj, as gjumi s’më zë, për ty gjithë mendoj.

Të përkujton: djali yt i vetëm… Fatlum Osmani - Zvicër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat