Ramadan Shaban Halilaj

Perkujtime

E martë, 19 mars 2024

Ramadan Shaban Halilaj

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 11:23

02.08.1947 - 28.02.2009

Sot u bënë plotë 6-vite pa ty bashkëshort, baba, dhe gjysh i dashur.
Si sot para 6-vitesh ti ishe në mesin tonë edhe pse i sëmurë në shtrat ne gjithmonë shpresonim që një ditë do të shërohesh dhe do të të kemi akoma mes nesh. Por, ja që zoti nuk deshti ashtu.

Kjo ditë e shkurtit është shumë e dhimbshme për krejt familjen tonë.
Çdo herë e kujtojmë atë mëngjes herët kur ra zilja e telefonit dhe ne e morëm lajmin e hidhur, ajo ishte shumë e rëndë për të gjithë ne.
E ndjejmë shumë mungesën tënde, ti ishe dhe do të mbetesh për ne shembull, me fjalët e tua të urta, me veprat e tua që edhe sot përmenden ne jemi dhe do të mbetemi gjithmonë krenar që të patëm ty përkrah që gjithmonë na udhëzove në rrugë të mbarë, dhe dëshirojmë që brez pas brezi të të ngjajmë ty.
Me mall dhe lot në sy të përkujtojnë: Bashkëshortja Beg`ja, djemtë Muhameti me familje, Mustafa me familje, Mentori me familje, Muharremi, Merlindi, vajzat Hatigje dhe Hikmete me familjet e tyre, si dhe krejt miqtë e dashamirët.
I përjetshëm qoftë kujtimi yt.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat