Hysen Idriz Islamaj

Perkujtime

E shtunë, 20 prill 2024

Hysen Idriz Islamaj

Më: 21 shkurt 2015 Në ora: 13:32

Me 21.02. 2015 u bënë 9 vjet e një ditë nga vdekja e Babit Gjyshit dhe mikut tonë të dashur

15.06.1934 - 20.02.2006

9 vite i kaluam në dhembje e mërzi, të cilat nuk gjejmë fjalë ti shprehim, ashtu siç dalin nga zemrat dhe mendjet tona, aty ku ti je përjetësisht i lidhur me ne, Baba, Gjysh e Mikë.

Shëmbëlltyra jote është model për jetën tonë, frymëzim dhe udhërrëfim për të ardhmen tonë, ndërsa e ndjejmë përherë përkrahjen tënde, që të ecim sa më njerëzishëm në jetën tonë, në realizimin e qëllimeve tona jetësore.
Ne besojmë dhe e ndjejmë praninë tënde në mesin tonë, ashtu siç jetuam çdo ditë me fjalët, bujarinë, buzëqeshjen, urtësinë Tënde.

Ti do të jesh përherë në zemrat tona. Je i pavdekshëm Baba.

Të përkujtojmë me mall të pashuar, Vajza, Valbonja, nipat: Qëndrimi, Lavdimi, Bashkimi; mbesa Qendresa dhe dhëndri Zenuni nga Zvicra.

1-8

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat