Ndahet nga jeta atdhetari Idriz Basha

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Ndahet nga jeta atdhetari Idriz Basha

Më: 21 shkurt 2015 Në ora: 13:28

Me pikëllim të madh ju njoftoj se Veprimtari i shquar qe luftoi me dekada
komunizmin në Shqipëri, IDRIZ BASHA, dje u nda nga jeta në Bruksel.

Z. Idriz Basha, nga Shqipëria, ishte gjithashtu shqiptari që i doli zot Kosovës në 1981 dhe në 1989 duke organizuar manifestime në Bruksel, Paris, ... duke vënë kontakte diplomatike të tij në shërbim të shqiptarëve të Kosovës në Parlamentin belg dhe në Parlament evropian dhe duke informuar shtypin.
Idrizin e kisha kushëri dhe e falënderova në fund të jetës së tij se shembulli i tij më ka frymëzuar në angazhimin tim për Kosovën.

Ngushëllime më të thella bashkëshortes, zonja Kimete MITROVICA, e cila i ndihmoi shumë në veprimtarinë e tij, vajzave Sarah dhe Aurelie, dhe tërë familjes së tij.
LAVDI!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat