Qerim Binak Jaha dhe Sali Binak Jaha

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Qerim Binak Jaha dhe Sali Binak Jaha

Më: 18 shkurt 2015 Në ora: 08:56

Sot me 18.02.2015 u bën 66 vjet pa më të Dashurin tonë, vëllain Qerim Binak Jaha dhe 31 muaj pa më të Dashurin tonë vëllain Sali Binak Jaha.

U bën 66 vjet dhimbje, vuajtje dhe kujtime pa mundur të largojmë aspak nga mendjet tona shembullin e vëllazërisë, miqësisë dhe shembullin e flijimit për atdhe vëllain, babain e xhaxhain Qerimin. Edhe Salihu ishte sinonim i dashurisë së jashtëzakonshme vëllazërore, por edhe të atdhetarisë, duke mos lejuar kurrë të hiqet dorë nga pastërtia morale dhe atdhetare, gjithnjë në kërkim të përsosjes së këtyre parimeve më të larta njerëzore, por edhe të ruajtjes dhe zhvillimit me fanatizëm të veprës së vëllait të vet Qerimit.
Dhe sot ne me 18.02.2015 familja Jaha, Motra, Nipat, Shokët, Miqtë dhe mbarë farefisi nga Shishmani, Gjakova, Zvicra, Gjermania si dhe të gjitha vendet tjera të botës ku jetojmë ne, ju kujtojmë me shumë respekt, dashuri deri në amshim.
Ashtu si na keni mësuar, se ndër dhimbje nuk vyen mu ligështue, por krenar me qëndrue, ne po vazhdojmë rrugëtimin tuaj me respektin më të thellë duke ju pasur udhërrëfim të përhershëm juve.
Ju do të mbeteni përgjithmonë në zemrat, mendjet dhe shpirtrat Tonë.
Asnjë lutje, asnjë fjalë, as koha se shuan dot Mallin dhe Dashurinë për juve.
Ju qoftë i lehtë dheu i Kosovës që e deshët aq shumë.

Ju kujtojnë me Mall, dhimbje dhe pikëllim gjithmonë: Familja Jaha, Nipi Shejh Xhemajlia, Motra e Qerimit dhe Salihit Mema me Familje; Vajza e Qerimit Zeraja me Familje; bashkëshortja e Salihit Fana, djemtë Jaha, Ganija, Shyqerija, Zenuni dhe Hidaja me familjet e tyre, vajzat Ruka, Shyhreti dhe Sheribani me Familjet e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat