Begije Ahmetaj Nuza

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Begije Ahmetaj Nuza

Më: 31 janar 2015 Në ora: 13:02

Sot me 01.02.2015, 2 vite pa ty e vetmja vajzë

Vajza dhe motra jonë Begije, sot u bënë 2 vite pa ty. Dikur ne si prindër ti numëronim vitet e lindjes dhe shikonim duke u rritur i gëzoheshim viteve tua, ishim të lumtur me ardhjen tënde në jetë sepse ishe fëmija i parë që na jape ndjenjën e të qenit prindër, ishit fëmija i parë që na emërove me emrin baba dhe nënë. Sot në këtë ditë çdo gjë është ndryshe, është aq ndryshe sa që nuk e kishim menduar asnjëherë në jetë, ose në ditët më të vështira të luftës kur populli ynë vritej. Që ti të ndahesh nga jeta për të mos u takuar më.

Sot nuk shikojmë datën kur ti linde, të cilën e shikonim dikur, dhe shikonim se si rriteshe pran nënës dhe babait. Sot shikojmë datën kur ti ndërrove jetë dhe na le me zemër të zbrazur, na le me vuajtje dhe kujtimin për ty. Me kujtimin e fytyrës tënde që shfaqe aq shumë shpresë për jetë, na le me kujtimin e fjalëve tua të fuqishme dhe në momentet më të vështira të jetës tënde, në momentet kur vdekja ishte më e fuqishme se jeta. Vajza jonë Begije, ti ishe çdo gjë e shtrenjtë për të gjithë ne. Luftove me vdekjen dhe asnjëherë nuk e pranove, por ja që ajo nuk u largua nga ti, sepse donte të merrte dhe të qonte në botën e përjetshme.
Të pushosh e qetë engjëlli ynë.

Të përkujtojnë: babi Jahiri, nëna Miradija, vëllezërit Fatmiri, Fatlindi, Fitimi, halla Fana me fëmijët, kunata Zadja me fëmijët Bjordin dhe Auresën e vogël.

Sot me 01.02.2015, 2 vite pa ty nënë, më mungon aq shumë.

Jam mbushur me mall, aq shumë më mungon. Sot në zemër diçka më ngacmon. Sot më ka kapluar tepër një mërzi, në çdo dhomë të kërkova, nënë s’të gjeta ty. Po gjithë në këtë kohë mirëmëngjesi t’kam thonë, puthja dhe ledhatimi shumë mua më mungon. Lapsin unë e marr detyrat me i shkru, të kërkoj oj nënë ty për mem ndihmu. I them vetvetes po si do t’ja bëj kam nevojë oj nënë ti të më ndihmosh. Askush s’ma din hallin dhimbjen që unë kam, jeta pa nënë qenka shumë e rëndë. Sytë kërkojnë oj nënë ty për met shiku, fjalën nënë e dashur du për ta shqiptu. Sot 2 vite u bënë si do të jetoj, kurrë oj nëna ime nuk do të harroj. 2 vite janë të gjata çdo ditë i numëroj, as gjumi s’më zë për ty gjithë mendoj, sot kjo ditë e zezë nënë ishte për mu, çdo bisedë me ty, nënë ka përfundu.

Të përkujton: djali yt i vetëm Aureli.

Po të thoshte dikush para 2 vite se sot ti nuk do ishe në mesin tonë, ne do e besonim më përpara fundin e botës se sa ndarjen nga ti. Nuk duam të vajtojmë e as të qajmë, thjeshtë duam të rikujtojmë se ne asnjë çast nuk mundemi dhe nuk duam të harrojmë. Nuk harrohet një lule që në asnjë stinë nuk u vyshk, nuk harrohet një nënë që kurrë nuk u ankua te fëmija vet. Nuk harrohet një vajze që çdo herë diti të dashurojë, një mesë që çdo sekondë diti të respektoj, nuk harrohet një engjëll që çdo njeri këqyri ta ndihmoj. Ne nuk do të harrojmë kurrë e dashura jonë. Dhe pa dyshim se shumë shpejtë do të bashkohemi me ty sepse kjo botë aq sa është e rrejshme është e shkurtër. Ndërsa, aty ku ti tash po pushon, është e përhershme dhe është ëndrra e çdo njëri nga ne.
Të përkujtojnë dajtë: Xhelali, Xhemajli me familje, Tezet Hajrija, Nusha, Serveti, Ryva me fëmijët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat