Pashk Preka

Perkujtime

E premte, 19 prill 2024

Pashk Preka

Më: 30 janar 2015 Në ora: 08:49

Me 30.01. 2015 u bënë 10 vjet nga vdekja e Babit dhe bashkëshortit tonë të dashur

Ahh! 10 vite si kaluan, nuk mund të shprehesh dhe të shkruash të gjitha në letër, sepse vetëm zemra jonë, e din mallin dhe mërzinë, që patëm për plot këto 10 vite, që jetuam pa ty Baba...
Veprat e tua na dhanë kurajo, që të jetojmë me shpresë që je gjithnjë në mesin tonë, sepse edhe ashtu jetuam çdo ditë me fjalët, bujarinë, buzëqeshjen, urtësinë, humorin si dhe këngën tënde me çifteli, e cila sot e asaj dite na shoqëron e vetme, e varur në mur... Pra, do të jesh çdo herë në zemrat tona. Je i pavdekshëm për ne Baba.

Të përkujtojmë me mall të pashuar, Bashkëshortja Martja dhe vajza Dafina nga Zvicra.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat