Miradije Grajçevci

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Miradije Grajçevci

Më: 22 janar 2015 Në ora: 08:58

Përkujtojmë në një vjetorin e vdekjes: nënën, vjehrrën dhe gjyshen shumë të dashur

Më 22 Janar 2014 familjen tonë e mbuloi zia, ra morti, mbetëm edhe pa nënën që aq shumë na deshi me fjalë të urta dhe bujare. Nëna i priti tre breza në jetën e saj me 81 pasardhës nga shtatë fëmijë që na rriti me babën e ndjerë. Çdo rrudhë në ballin e nënës tregonte histori në vete!I martoj djem e vajza, nipa e mbesa të shumtë, u bë gjyshe e stërgjyshe! Të rritësh fëmijë të shumtë ishte sfidë e nënave tona, por, ia dolën ta ruajnë dhe ta rrisin familjen. Prapë erdhi 22 Janari i borës dhe i të ftohtit për zemrat tona, kujtojmë: Nënën, gjyshen dhe vjehrrën që na mungon vetëm fizikisht, me kujtime përherë sot, nesër e njëqind vjet. Nderojmë nënën që tani e një vit u bë Engjull i lartësisë Qiellore. Lavdi nëna jonë, pusho e qetë në botën e amshimit.
Të kujtojnë djemtë: Shaipi, Ragipi, Naseri e Rrahimi me familjet e tyre nga Kosova e diaspora. Vajzat: Mejremi, Nurija e Lumnija me familjet e tyre nga Kosova e Diaspora. Si dhe farefisi i gjerë nga Kosova e Diaspora.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat