Ismailhaki Rukovci

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Ismailhaki Rukovci

Më: 20 janar 2015 Në ora: 09:26

Sot me 20 Janar 2015 bëhen dy dekada pa Ty më i dashuri ynë

I dashur babi, kjo datë përmbytë në dhimbje, pikëllim dhe zi të pafund zemrën e bashkëshortes dhe katër vajzave tua. Ishim shumë të vogla atëherë kur mbetëm pa Ty Babi, ndërsa sot që jemi rritur, kemi diplomuar na thahet shpirti që nuk të kemi pranë, e të ndihesh krenarë për ne. Babi ynë, zeshkani më i bukur i të gjitha kohërave, jetojmë me fotografinë tënde, përmes saj kujtojmë bukurinë tënde, hijeshinë e shpirtit tënd dhe secila nga ne krenohet që kemi një tipar nga Ti. Thonë koha shëron plagët dhe zhduk dhimbjen, por ne çdo ditë e më shumë ndjejmë dhimbje, mall dhe pikëllim të pafund. Babi, mbreti ynë kemi shumë nevojë për Ty. Mungesa jote vërehet kudo në çdo çast, zbrastësia që le pas nuk e mbush dot askush. Zoti mos pastë mëshirë për të gjithë ata që janë të përfshirë në vdekjen tënde të hershme. Ishe vetëm 32 vjet Babi.

Të kujtojmë me dashurinë më të madhe një grua shembull si nënë që për 20 vite asnjëherë nuk na la vetëm. Bashkëshortja Halidja me vajzat Artën, Fluturën, Jehonën dhe bukuroshen Edita Rukovci që si kujtim nga Babi mban emrin dhe është shumë krenare.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat