Nurie Thaqi (Muçaj)

Perkujtime

E martë, 23 prill 2024

Nurie Thaqi (Muçaj)

Më: 11 janar 2015 Në ora: 11:01

Dy vjet pa Nënën, vjehrrën dhe gjyshen tonë të dashur

nga Lluka e Epërme e Deçanit

O Nëna Li

Ah, dertet na mbetën pa i kry, o nëna Li,
viti i parë iku, tashmë u bënë dy,
Ti në brendinë tonë, por, ne pa ty!
Nga katërdhjetëetetë vjet, nën rriten tënde
katërdhjetëetetë orë mbetën,
tjerat na i hëngër ndarja, mërgimi …
me gojëdhembje, ikën, humbën, u tretën!
Një ofshamë rënkimmalli
dhe një djersitje t´ftohtë balli …
çfarë të të dhuroj tjetër … o nënë,
ngrica shpirtërore, bebëzat i kalli,
fjala më e dashur na mbet pa e thënë,
mallin përveç shpirtit … kujt t’ia lëmë?!

Të kujtojnë me mall: bijat, Cyma, Hata dhe Nepa,
djemtë, Mentori, Ganiu dhe Mensuri, rejat,
mbesat e nipërit dhe mbarë Familja!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat