Gëzim (Hajrush) Pllana

Perkujtime

E premte, 29 mars 2024

Gëzim (Hajrush) Pllana

Më: 3 janar 2015 Në ora: 10:39

U mbushën nëntë vjet

Kaluan vite, muaj, ditë dhe net, sot u bënë nëntë (9) vjet që bir, vëlla nuk je më në jetë. Sot kur vjen dy janari na përkujtohet lajmi i hidhur që e morëm se ike pa na thënë as lamtumirën e fundit. Janari për gjithë njerëzimin ka festa dhe lumturi, por për ne ka vetëm kujtime dhe zi. Koha ikën shpejt, por dhembja dhe kujtimi për ty sa vjen dhe shtohet, kujtimi dhe dashuria që të patëm fëmijë dhe vëlla nuk do të shuhen kurrë, gjerë sa do bashkohemi në jetën e amshueshme.

Nuk ka gjë më të vështirë se në vend të urimit të shkruajmë përkujtimin për atë që e deshëm më së shumti në jetë.
Përkujtimi për ty qoftë një lehtësim për ne.

Të përkujtojnë për jetë ata që të deshën, dhe atyre që iu mungon:
Nëna: Hyla, Babi: Hajrushi, motra: Albena, motra: Liridona me bashkëshortin Burimin, fëmijët: Orhidea dhe Jerina.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat