Mirjeta Vranezi Mamusha

Perkujtime

E mërkurë, 24 prill 2024

Mirjeta Vranezi Mamusha

Më: 3 janar 2015 Në ora: 10:32

Me 3 janar 2015 u mbushën 2 vite pa më të dashurën tonë

Mirjeta, Ti u ndave nga jeta dhe nga Ne kur askush nuk besonte për vdekjen tënde pa e shijuar jetën. Vdekja jote e papritur na i humbi shpresat dhe dëshirat e jetës sonë, e bija jote Anisa e vogël çdo ditë të thërret e askund nuk të gjen. Pse Mirjeta ike e na le familjen me lot në sy. Kurrë nuk të harrojmë sa të jemi gjallë.

Të përkujtojnë me mall: babai Sejdia, nëna Zahidja, bija jote Anisa që kurrë nuk të harron, vëllezërit Shkëlzeni, Avnia, Samia, gjyshja Hamidja, halla Nailja, axhallarët Elmia, Velia dhe Vebia, dajët Haliti, Ragipi, Hyseni, Agroni, Mentori e Rexhepi, tezet Remzia dhe Lendita nga Drenoci i Malisheves, Gjermania dhe Zvicra.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat